top of page

Aston Villa U-19 – Skënderbeu U-19 (LIVE) minuta e 25 ja rezultati

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në stadiumin “Bodymoor Heath” në Angli po zhvillohet ndeshja e kthimit mes Aston Villa U-19 dhe Skënderbeut U-19, e vlefshme për raundin e UEFA Youth League.


Takimi ka nisur me ritëm të lartë dhe që në minutat e para anglezët kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e dytë të pjesës së parë, pas një aksioni të shpejtë në krahun e majtë, Rory Wilson ka përfituar nga një top i mbetur brenda zonës dhe e ka dërguar topin në rrjetë, duke kaluar Aston Villën në avantazh 1-0.


Pas golit të parë, Skënderbeu ka tentuar të reagojë, por në minutën e 11-të vendasit kanë dyfishuar rezultatin. Një aksion i shpejtë në të djathtë përfundoi me një pasim perfekt në zonë, ku Carroll u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje precize mposhti portierin korçar, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Aston Villën.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page