Banorët në protestë, shembin barrierat pas 22 vitesh bllokim
- 2 hours ago
- 1 min read
Dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë tokash në Kakome, si dhe emigrantë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, kanë protestuar këtë të diel në zonën e Kakomesë.
Pas paralajmërimeve të shumta, protestuesit kanë ndërmarrë një veprim të fortë duke shembur rrethimin që prej 22 vitesh mbante të izoluar një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të zonës.
Sipas banorëve, ky rrethim ka penguar për më shumë se dy dekada aksesin në tokat e tyre, si dhe përdorimin e plazhit nga komuniteti vendas dhe vizitorët.
Banorët prej vitesh kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme, duke akuzuar biznesmenin Luan Leka se për interesa oligarkike ka bllokuar hyrjen në plazh dhe ka kufizuar të drejtat e tyre mbi pronat.
Protestuesit kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe rikthimin e aksesit të lirë në zonë, ndërsa situata ka sjellë tensione dhe reagime të forta.
“KORÇA BOOM”
















