Begaj mbledh ambasadorët dhe dy ish-presidentët, çfarë po ndodh në Presidencë në mes të protestave?
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe me dy ish-presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.
Takimi vjen në një moment të tensionuar në vend, ndërsa protestat e studentëve vijojnë prej një jave dhe kryeqyteti është përfshirë nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë.
Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ambasadori i Bashkimit Evropian, Moreira de Sousa, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, si dhe diplomatë të tjerë.
Zhvillimi i këtij takimi vjen në një kohë kur situata politike dhe sociale në vend mbetet e tensionuar, pas protestave të të rinjve dhe raportimeve për raste dhune gjatë ndërhyrjeve të policisë, ku mes protestuesve kanë qenë edhe të mitur.
“KORÇA BOOM”
















