Korça në protestë, studentët paralajmërojnë bojkotin e mësimit
3 hours ago
1 min read
Disa persona protestuan në Korçë mbasdite e sotme në Korçë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Në një tubim paqësor, qytetarët korçarë tregojnë arsyet që sipas tyre kryeministri i vendit duhet të japë dorëheqjen, ndërsa theksojnë korrupsionin si faktorin kryesor.
Ditën e nesërme pritet që studentët e universitetit të Korçës të bojkotojnë mësimin ndërsa kanë paralajmëruar tubim paqësor para këtij institucioni arsimor./ Report.al
“KORÇA BOOM”
















