top of page

Ceremonia e Diplomimit – Gjimnazi “Muharrem Çollaku”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Një ditë plot emocione dhe gëzim për maturantët e Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, të cilët mbyllën me sukses një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre. Ceremonia festive u zhvillua në një atmosferë të veçantë, ku mori pjesë edhe znj. Vinjola Rota, Drejtoreshë e DRAP Korçë, e cila përshëndeti të pranishmit me një fjalë frymëzuese.


Kjo ditë shënoi jo vetëm fundin e një rruge të gjatë arsimore, por edhe fillimin e një etape të re drejt ëndrrave dhe synimeve personale e profesionale.


Urime të përzemërta të gjithë maturantëve për përkushtimin dhe arritjet e tyre! Urojmë që rruga përpara të jetë e mbushur me suksese dhe realizime!

“KORÇA BOOM”


bottom of page