Del para Gjykatës 40-vjeçari që vrau bashkëshorten në Greqi! U kërkon falje fëmijëve të tij
- Korca Boom
- Aug 26, 2025
- 1 min read
Ka dalë sot para Gjykatës së Volosit 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, i cili para disa ditësh dhunoi dhe vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci.
Siç raportojnë mediat greke, procedura e marrjes në pyetje zgjati rreth 30 minuta. Gjatë seancës, Pandeli Nakoleci është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje fëmijëve të tij, ndërsa vijon të përballet me akuzat e rënda të vrasjes me dashje.
Ndërkohë, në Korçë po jepet lamtumira e fundit për viktimën. Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit mbërriti të hënën pasdite në Shqipëri dhe këtë të martë po përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të saj të lindjes.
Familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë nënës së dy fëmijëve homazhin e fundit, mes dhimbjes dhe revoltës për ngjarjen tragjike. Atmosfera është e rënduar, ndërsa të afërmit kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave gjatë ceremonisë mortore.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen te rastet e dhunës në familje që shpeshherë përfundojnë në krime makabre.
“KORÇA BOOM”



















