top of page

Detaje tronditëse nga dosja e Prokurorisë: Ilirjan Selmani v*rau partneren dhe i dogji trupin, çështja shkon në gjykim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 2 min read

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim Ilirjan Selmanin, i akuzuar për një nga krimet më të rënda të vitit të kaluar: vrasjen e partneres së tij dhe djegien e trupit të saj, në një përpjekje për të zhdukur gjurmët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ndërsa dosja hetimore, e publikuar së fundmi nga Top Channel, hedh dritë mbi skenarin e krimit dhe sjell në vëmendje kontradiktat e forta në deklarimet e autorit të dyshuar.


Sipas dëshmisë së një fqinji, vetëm pak kohë pasi kishte kryer krimin, Selmani kishte shkuar në banesën e tij duke thënë se “e ndjente veten në rrezik”. Ai kishte folur për probleme me partneren dhe për një lidhje tjetër të saj, ndërsa fqinji e kishte këshilluar të ndërpriste marrëdhënien për shkak të diferencës së madhe në moshë. Sipas dëshmitarit, lidhja mes Selmanit dhe viktimës kishte zgjatur rreth shtatë vite.

Nga ana tjetër, para grupit hetimor, Selmani ka dhënë një version tjetër, duke pretenduar se lidhja kishte qenë vetëm trevjeçare dhe se ditën e ngjarjes nuk ishte takuar me viktimën. Ai ka deklaruar se takimi i fundit kishte ndodhur më 27 korrik, rreth orës 19:00, pranë urës në rrugën “Naim Frashëri”.


Në deklarimet e tij, Selmani ka pohuar se gjatë natës kishte bredhur i vetëm nëpër Pogradec dhe se në orët e para të mëngjesit ishte kthyer pranë banesës së viktimës, ku kishte gjetur dy çanta me batanije, lecka dhe kartopiceta të përgjakura, të cilat i kishte hedhur në koshin e mbeturinave.

Ai ka pranuar se ishte rikthyer sërish pranë pallatit “për merak”, pasi kishte parë gjurmë gjaku, por ka mohuar se kishte hyrë në banesë apo se kishte vënë re zjarr. Megjithatë, Prokuroria rrëzon këtë version.


Sipas hetimeve, Selmani ka vendosur zjarr në banesën e viktimës në tre vatra të ndryshme dhe më pas i ka shkaktuar vdekjen asaj duke i prerë fytin, në një akt ekstrem dhune.

Pas mbërritjes së policisë në banesën e tij, autori i dyshuar ka dhënë deklarime kontradiktore, të cilat janë konsideruar si tentativa për të fshehur krimin. Provat e mbledhura nga organi i akuzës e kanë çuar çështjen drejt gjykimit.

"KORCA BOOM"


bottom of page