top of page

Detaje të reja nga Pogradeci: dy 16-vjeçarët që qëlluan drejt banesës, njëri me precedent penal

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Dy 16-vjeçarë janë arrestuar në Pogradec pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.


Policia e Pogradecit, në bashkëpunim me qytetarët dhe falë hetimeve të thelluara, ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy të miturve, shtetasit M. K. dhe J. H., të dy banues në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur më 11 maj 2025, në lagjen nr. 1 të qytetit, ku u qëllua me armë automatike në drejtim të një banese.


Nga kontrollet në banesën e njërit prej të miturve, janë sekuestruar një dorezë metalike (përforcues grushti), një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri.

Hetimet zbuluan se armën automatike tip kallashnikov, të rinjtë e kishin fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit.


Gjithashtu, është konstatuar se njëri prej 16-vjeçarëve është proceduar më parë për një ngjarje tjetër me dhunë, konkretisht për plagosje me thikë.


Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page