DEVOLL/ 104 familje nga komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara do të përfitojnë përmirësim të kushteve të banimit
- Korca Boom
- Jul 10
- 1 min read
104 familje nga komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara në Bashkinë Devoll do të përfitojnë përmirësim të kushteve të banimit, falë projekteve fituese për vitin 2025 nga Programi Kombëtar i Strehimit Social, që synon të sigurojë strehim të denjë për çdo qytetar në nevojë.
Me një vlerë investimi prej 59.245.502 lekësh, do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese për të garantuar më shumë siguri, komoditet dhe dinjitet për familjet përfituese.
Ky është një tjetër shembull i qartë i angazhimit tonë për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë në çdo bashki të vendit.
“KORÇA BOOM”



















