top of page

Dhuna përpara ndeshjes Iliria-Skënderbeu/ Çfarë do të ndodhë me ndeshjen e anuluar?!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 minutes ago
  • 2 min read

Ditën e djeshme takimi Iliria-Skënderbeu ishte përballja që nuk u luajt asnjë minutë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve të Skënderbeut. Madje pas ngjarjes forcat e policisë kanë qenë të shumta në stadium ku kanë marrë edhe dëshmitë e futbollistëve dhe stafit teknik.


Pas atij momenti FSHF vendosi që ndeshja të mos luhet dhe tashmë nga fusha e lojës, atë se çfarë do të ndodhë me këtë ndeshje të anuluar do ta vendosë tavolina, pra Komisioni i Disiplinës.


Vëzhguesi i këtij takimi dhe delagati sigurisht që kanë mbajtur shënim të gjithë ngjarjen dhe e kanë paraqitur tashmë në FSHF, ku sigurisht pasi të analizohet do të pritet me ankth vendimi i Disiplinës.


Së pari gjasat janë të mëdha që Skënderbeu ta fitojë ndeshjen në tavolinë, se dhuna është e dukshme dhe përveç goditjes së lojtarëve janë goditur dhe stafi aq më tepër nga lojtarë të Ilirisë.


Një rast i paprecedentë dhe Disiplina nuk duhet ta falë Ilirinë dhe Skënderbeu në bazë të asaj që ka ndodhur e merriton trepikëshin.


Ndërkohë që Skënderbeu pret trepikëshin, një tjetër vendim që mund edhe të ndodhë, është që ndeshja të luhet, por në një fushë tjetër larg Fushë Krujës. Sigurisht që kjo ka pak përqindje, pasi Komisioni i Disiplinës në bazë edhe të formacioneve që ka marrë, duhet ti japë fitoren në tavolinë Skënderbeut.


Një akt i paprecedentë në futbollin shqiptar që kishte kohë që nuk ndodhte, por këtë herë e pësoi Skënderbeu.


Në fund të fundit Iliria duhet të marrë një mesim të mirë, pasi Skënderbeu është Skënderbe dhe shkoi të luante futboll, por u dhunua barabarisht.


Rast më të mirë që tu jepet një mësim i mirë atyre që dhunojnë futbollin, është ky i djeshmi në stadiumin e Fushë Krujës.


Të presim dhe të shohim, pasi të gjithë tashmë janë me “sy e veshë” në Disiplina. Skënderbeu në përqindjen më të madhe fiton trepikëshin në tavolinë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page