top of page

Dhunoi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, policia procedon drejtorin e një shkolle

  • Apr 23
  • 1 min read

Drejtori i një shkolle private në Elbasan është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pasi u shfaq në një video “skandaloze” nëpër rrjete sociale teksa dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre.


Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se policia nisi ndjekje penale për shtetasin turk Fatih Konuksever për veprën penale “Fyerja e të miturve”.


Edhe pse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, asnjë shkak nuk justifikon sjelljen e paprecedentë të një drejtuesi institucioni arsimor.


Nga ana tjetër ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit teksa shfaqet duke hedhur ushqimet e fëmijëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page