Dhunë brutale në paraburgim, biznesmeni përfundon rëndë në spital
top of page

Dhunë brutale në paraburgim, biznesmeni përfundon rëndë në spital

  • 6 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në paraburgimin e Vlorë, ku është dhunuar brutalisht E.A., pronari i një kompanie ndërtimi, i cili ndodhet në burg për çështje që lidhen me vjedhjen e disa makinerive me vlerë të konsiderueshme në Itali.


Sipas burimeve, konflikti i dhunshëm është regjistruar rreth orës 15:35 në katin e dytë të paraburgimit. Mësohet se disa të paraburgosur me inicialet A.K., A.T., M.A. dhe B.S. kanë hyrë në dhomën ku ndodhej E.A. dhe e kanë goditur fizikisht.


Në konflikt dyshohet se ka marrë pjesë edhe B.B., i arrestuar për shpërndarje droge, i cili sipas informacioneve paraprake konsiderohet si iniciatori i përplasjes.

Për shkak të situatës së krijuar, sektori i paraburgimit është kaluar menjëherë në regjim të posaçëm sigurie, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për rivendosjen e rendit.


Burime bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt janë transferuar në institucione të tjera penitenciare, përfshirë burgun e Reçit, paraburgimin 302 në Tiranë, Burrel dhe burgun e Korçë.

Ndërkohë, E.A. është transportuar në spitalin e Burgut në Tiranë për trajtim mjekësor, pasi ka marrë dëmtime të rënda nga dhuna.


Rasti është referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Prokurorinë e Vlorës për hetime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page