Dhunë në familje në Korçë dhe Devoll, dy persona nën procedim penal
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit M. R., 30 vjeç, banues në Korçë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet procedurale në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetases B. Z., 50 vjeçe, banuese në fshatin Kurilë. Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila gjithashtu është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















