top of page

Dhunë në lokal nate në Rrugën Bardhyl, plagosen Genard Hajdini dhe i ati

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit në zonën e “Rrugës Bardhyl” në Tiranë, ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësori, janë sulmuar fizikisht nga një person ende i paidentifikuar.


Ngjarja ka ndodhur në ambientet e barit “Oslo”, ku fillimisht është konfliktuar babai i Genardit. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e të birit, i cili sapo ka mbërritur në lokal, është goditur menjëherë në fytyrë, duke pësuar dëmtime të rënda. Të dy u transportuan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e autorit. Kamerat e sigurisë pranë lokalit janë sekuestruar, ndërsa ekziston një kallëzim zyrtar dhe dëshmi nga viktimat.


Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë shprehur mbështetje për Genardin dhe kanë kërkuar drejtësi. Episodi ka rihapur debatin mbi sigurinë në ambientet publike të kryeqytetit, veçanërisht në lokalet e natës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page