Doganierët në grevë/ Nesër bllokohet për 4 orë qarkullimi i makinave në doganë
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare).
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.
“KORÇA BOOM”



















