top of page

Donald Suxho ish-kapiteni i kombëtares së SHBA-së viziton Skënderbeun!

  • Aug 14
  • 1 min read

Donald Suxho viziton Skënderbeun!


Një vizitë e veçantë për familjen e volejbollit të Skënderbeut!


Ish-kapiteni i Kombëtares së SHBA-së dhe një nga emrat më të njohur të volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, Donald Suxho, takoi ekipin e volejbollit të Skënderbeut gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.


Gjatë takimit, Suxho përshëndeti lojtaret dhe stafin, duke ndarë me ta eksperiencën e tij të pasur në volejbollin elitar dhe duke i motivuar për sfidat që i presin në sezonin e ri.


Klubi Shumësportësh Skënderbeu e falënderon Donald Suxhon për vizitën, fjalët inkurajuese dhe mbështetjen ndaj volejbollit shqiptar.


Mirë se vjen gjithmonë te Skënderbeu, Donald Suxho!

“KORÇA BOOM”


bottom of page