top of page

DOSJA "VELIAJ"/ Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2025
  • 2 min read

Një nga scoop-et që u shpërnda me shpejtësinë e dritës, pasi SPAK mori urdhër të godasë çiftin Erion Veliaj - Ajola Xoxa ishte edhe ai se hetuesit që kontrolluan në zyrën e saj, kishin gjetur në kasafortë, rreth 115 mijë euro të pa deklaruara, në prerje të mëdha.


Jemi ende në fillim të dhjetorit 2024, kryebashkiaku gjendej akoma në zyrë, pompohej rregullisht në ekrane dhe SPAK nuk kishte raportuar ende shifrën marramendëse se Ajola Xoxa kishte shpenzuar për fustane, të brendshme dhe bizhu më shumë se 800 mijë euro.


Pikërisht për këtë arsye lajmi se oicerët e policisë gjyqësore ia behën në zyrën e saj dhe zbuluan të fshehura në një kasafortë dollarë dhe euro të mbajtura cash, pati efektin e një bombe.


Nga grupi i ngushtë i njerëzve që gjendeshin në ato mjedise doli thashethemi se znj. Xoxa dukej e hutuar, e shushatur, gati si e bërë dhe jepte versione krejt pa lidhje ndaj pyetjeve të policëve gjyqësorë.


Fillimisht, atë ditë të 6 dhjetorit, ajo i pati thënë atyre se këto para ishin nga trrashëgimie e babait të saj të ndjerë. Por pak ditë më pas, ajo do detyrohej të ndryshonte katërcipërisht qëndrim.


Me ndihmën e avokatëve të saj ajo paraqiti pranë gjykatës së posatshme një kontratë për shitje apartamenti në bllok, duke u justifikuar se këto para vinin si pasojë e kaparit që kishte marrë për këtë kontratë.


Kjo manovër i vuri në dyshim hetuesit që ndiqnin çështjen. Pika e parë qe se data e kontratës ishte një ditë para se të ushtrohej kontrolli në zyrat e Xoxës. Pika e dytë që kërciste, kishte të bënte me ndryshimin e versionit nga para trashigimie, në kapar.

Dhe pika e tretë lidhej me biznesmenin kontrovers që kishte marrë mbi shpinë të bënte alibinë e Ajolës.


Ai qe Gentian Sula, i cili me sa duket ende nën trysninë e pamatë që kishte çifti Veliaj, të cilin se imagjinonte kurrë se e kishin paketuar për ta linçuar, vendosi ti ndihmonte në këtë ditë të vështirë.


Edhe Ajola Xoxa edhe Gentian Sula, që kishte lidhje të hershme me të pasi i kishte lënë falas në bllok një vilë për aktivitete arrtistike (ish selinë e Vodafone), kur u pyetën para prokurorëve i dolën për zot kontratës për blerje apartamenti me shumën 220 mijë euro, për të cilat biznesmeni i kishte dhënë gruas së kryebashkiakut, paraprakisht në dorë shumën që u gjet në kasafortën e saj.


Dhe këtu historia e parave të pa deklaruara dukej e mbyllur dhe Ajola mund të flinte e qetë./ Oranews


“KORÇA BOOM”


bottom of page