Dramat e fundit të sezonit, ekipet ndahen mes lavdisë dhe rënies
- 1 hour ago
- 1 min read
Këtë të diel u mbyll sezoni i rregullt Superiores, teksa u luajtën ndeshjet e fundit. Tirana nuk i lë asgjë rastësisë, fiton ndaj Elbasanit 1-3 dhe shmang “Play Out”.
Një ndeshje cila kishte pothuajse gjithçka brenda, duke filluar që nga tensioni dhe përplasja, deri tek ndërprerja e përkohshme e ndeshjes. Me këtë sukses, bardheblutë shpëtojnë sezonin i cili rezultoi mjaft i vështirë dhe tashmë synimi mbetet rikthimi me pretendentëve.
Vora shpëton nga rënia pas triumfit të madh 5-2 ndaj Bylis. Ky rezultat dërgon në Kategorinë e Parë ballshiotët, të cilët i bashkohen Flamurtarit.
Pavarësisht fitores 3-2 të Teutës ndaj kampionëve të Egnatias, durrsakët shkojnë në “Play Out” dhe do të kërkojnë nëpërmjet kësaj faze, qëndrimin mes më të mirëve.
Në takimet e tjera të zhvilluara këtë pasdite, Vllaznia-Flamurtari përfundoi 2-0, ndërsa Partizani-Dinamo u mbyll me shifrat 2-1.
4 vendet e para që do luajnë në “Final Four’ janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo. 6 ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026.
“KORÇA BOOM”


















