Drama familjare në ekran: Shpresa kundër pesë motrave për pronën, babai akuzohet për dhunë dhe lidhje me kushërirën që solli në jetë një djalë 31-vjeçar
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Puntata e parë e sezonit të ri të “Shihemi në Gjyq” solli një histori të pazakontë familjare nga Tirana. Dy motra, Fatma dhe Shpresa, u përballën publikisht për një pronë dykatëshe (dyqan dhe magazinë) që, sipas Fatmës, duhet të ndahet mes pesë motrave.
Por Shpresa këmbëngul se e ka blerë vetë nga i ati dhe se nëna ia ka falur pjesën e saj, pasi për më shumë se 20 vite është kujdesur ekonomikisht për familjen.
Debati u bë edhe më i tensionuar kur Shpresa zbuloi se babai i tyre, Rushiti, ka një djalë nga një lidhje me vajzën e hallës, marrëdhënie që sipas saj ka sjellë dhunë, borxhe dhe përçarje të thellë në familje.
Ky djalë, tashmë 31 vjeç, ka kërkuar pjesë nga pasuria, çka e shtyu Rushitin të shiste prona për të larë borxhet e tij. Shpresa thotë se për të mos humbur pronën, vendosi ta blejë vetë, duke shpenzuar rreth 20 mijë euro.
“KORÇA BOOM”
