top of page

Drejtoresha e DRAP Korçë znj. Vinjola Rota takim me drejtuesit e institucioneve arsimore të ZVAP Korçë-Pustec

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e DRAP Korçë znj.Vinjola Rota zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve arsimore të ZVAP Korçë-Pustec.


Gjatë takimit u diskutua Udhëzimi nr. 16, datë 27.08.2026, duke u ndalur në risitë, detyrimet dhe përgjegjësitë që burojnë prej tij për institucionet arsimore.


Gjithashtu, u trajtuan çështje që lidhen me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, menaxhimin e institucionit dhe përgatitjet për një fillim sa më të mirë të vitit shkollor.


Drejtoresha e DRAP theksoi rëndësinë e zbatimit me korrektësi të udhëzimeve dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm për garantimin e një procesi cilësor arsimor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page