Dy grekë dhe katër shqiptarë në pranga për atentatin e dështuar ndaj Lalës
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Anëtarët e një organizate të dyshuar kriminale, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe që mendohet se ka tentuar të vrasë edhe biznesmenin grek Giannis Lalas, u arrestuan mëngjesin e së martës nga oficerët e Policisë greke.
Sipas mediave greke, të ndaluarit janë dy shtetas grekë dhe katër shqiptarë.
Informacionet paraprake tregojnë se atentati ndaj Lalës, i ndodhur në maj 2025 në zonën e Liosias, dyshohet të jetë kryer nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i njohur me nofkën “Demos”, raportohet të ketë qenë më herët nën akuzë për vrasje dhe atentate. Ai konsiderohet një individ i rrezikshëm dhe i lidhur me strukturat e krimit të organizuar në Greqi.
Sipas të njëjtave burime, “Demos” dyshohet se ka qëlluar me dhjetëra herë nga një motoçikletë drejt automjetit “Mercedes” të zi ku udhëtonte Lalas. Biznesmeni u shpëtua falë makinës së blinduar, e cila parandaloi depërtimin e plumbave.
"KORCA BOOM"



















