Dy pl*mba pas sherrit për paratë, zbardhen prapaskenat e plagosjes
- May 28
- 1 min read
Mediat kanë siguruar foton e shtetasit K.K., personit të dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit J.H. në Tiranë.
Sipas burimeve hetimore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të hershëm mes palëve, i lidhur me një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, që pretendohet se J.H. ia kishte marrë K.K. pa kryer pagesën.
Policia ka shpallur në kërkim K.K. si autor të dyshuar të plagosjes, ndërsa si bashkëpunëtorë dyshohet të jenë shtetasit G.L. dhe L.M.
Sipas hetimeve paraprake, K.K. ka shkuar në lokalin e 34-vjeçarit për t’i kërkuar paratë, por situata ka degraduar në konflikt fizik. Më pas, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të J.H., duke e plagosur në këmbë.
I plagosuri rezulton person me precedentë penalë dhe më herët është arrestuar për trafik klandestinësh. Gjithashtu, në vitin 2018 ai kishte mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri.
Pas ngjarjes, J.H. është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka pranuar të japë detaje mbi konfliktin dhe rrethanat që çuan në plagosje.
Ndërkohë, policia vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
“KORÇA BOOM”
















