top of page

Dyshohet për dy viktima pas aksidentit tragjik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 12, 2025
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Zall-Bastarit, në afërsi të Tiranës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë me thellësi të konsiderueshme.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ekipet e emergjencës dhe policia ndodhen aktualisht në vendngjarje. Forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e trupave nga automjeti, i cili ka përfunduar i dëmtuar rëndë në fund të greminës.


Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin për shkak të terrenit të vështirë ose shpejtësisë së lartë mund të ketë qenë shkak i daljes nga rruga.


Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës sapo kanë parë automjetin e përmbysur në humnerë.

"KORCA BOOM"


bottom of page