Dënohet ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, 2 vite burg për korrupsion dhe tregtim sekreti
- Korca Boom
- Nov 3, 2025
- 1 min read
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, duke e dënuar me 2 vite burgim. Vendimi u dha pas shqyrtimit të tre akuzave të ngritura ndaj tij, mes të cilave korrupsion në zgjedhje dhe tregtim i sekretit shtetëror në disa raste.
Në të njëjtin vendim, trupa gjykuese dënoi me 2 vite burg edhe Altin Hajrin, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim.
Sipas burimeve nga seanca, gjykata vlerësoi se provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme ishin të mjaftueshme për të provuar fajësinë e të pandehurve. Çështja lidhet me veprimtari të dyshuara gjatë një procesi zgjedhor dhe shpërdorim të informacionit zyrtar.
"KORCA BOOM"



















