Dënohet me 17 vite burg 16-vjeçari që vrau vajzën shqiptare
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë vendimin përfundimtar për ngjarjen tragjike që tronditi opinionin publik një vit më parë. Adoleshenti 16-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e vajzës shqiptare 13-vjeçare, Aurora Tila, është dënuar me 17 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku e mitura humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i banesës. Hetimet e autoriteteve italiane zbuluan se pas kësaj ngjarjeje të rëndë qëndronte i dashuri i saj, i cili në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç.
Pas shpalljes së vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, reagoi me emocione të forta në rrjetet sociale, duke e cilësuar dënimin si tepër të lehtë në krahasim me humbjen e motrës.
Familja e vajzës ka përsëritur kërkesën për drejtësi të plotë dhe dënim maksimal për autorin, ndërsa opinioni publik në Itali dhe Shqipëri ka reaguar me tronditje dhe indinjatë për ngjarjen që i mori jetën 13-vjeçares shqiptare.
"KORCA BOOM"



















