top of page

“E doja shumë…” rrëfimi tronditës i 42-vjeçarit në gjykatë pas vr*sjes së bashkëshortes

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kastriot Cenko, 42 vjeç, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në Ampelokipi në nëntor të vitit 2024, ka kërkuar falje gjatë dëshmisë së dhënë para Gjykatës së Përzier me Juri.


Gjatë seancës, ai ka deklaruar se marrëdhënia mes tyre kishte qenë prej kohësh e tensionuar dhe e shoqëruar me debate të vazhdueshme familjare. Sipas tij, situata ishte përkeqësuar edhe më shumë për shkak të dyshimeve mbi një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortes me një mik të tij të fëmijërisë.


“E doja shumë. Nuk doja ta besoja çfarë po ndodhte”, është shprehur ai para trupit gjykues.

Cenko ka pretenduar se konflikti ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur bashkëshortja i ka komunikuar se do të largohej nga banesa duke marrë edhe fëmijët, ndërsa sipas tij ajo ka vënë në dyshim atësinë e fëmijës më të vogël. “Në atë moment u çmenda. E gjithë jeta ime ishin fëmijët e mi”, ka deklaruar ai, duke pranuar se e ka goditur me çekiç.


Çështja vijon të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa ngjarja mbetet në fokus të opinionit publik për shkak të rrethanave të rënda të krimit të dyshuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page