E FUNDIT/ Aksident në Rëmbec. Dy të plagosurit ndodhen në spital!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Dy të plagosur në aksidentin e ndodhur para pak minutash në fshatin Rrëmbec të Maliqit.
Një mjet tip "SKODA" ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“KORÇA BOOM”



















