top of page

E FUNDIT/ Diaspora i jep mbi 10 mijë vota PS-së në qarkun e Korçës. Ja rezultatet në zarfet e fundit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 18, 2025
  • 1 min read

Janë duke u numëruar zarfet e fundit të Diasporës për qarkun e Korçës, ndërkohë që në këto momente KQZ zyrtarizon se Partia Socialiste po thyen rekord në numërim, pasi ka kaluar shifrën e 10 mijë votave në 15.695 zarfa të numëruara nga 16525 që janë gjithsej.


Kjo do të thotë se kanë mbetur edhe 830 zarfa dhe deri në orët e mesnatës mendohet të jetë mbyllur numërimi për subjektet, teksa nesër do të fillojë edhe numërimi i kandidatëve.


Ndërkohë që Partia Socialiste numëron fiks 10097 vota kjo do të thoë se ka 65.05 % të votave në total. Ndiqet nga Partia Demokratike me vetëm 3193 vota, ose e thënë ndryshe 20.57 %.


Janë vërtet shifra të thella këto të deritanishme, ndërkohë që qysh sot në roët e paradites ne kemi bërë të ditur se sado vota të marrë PS-ja në zarfat që nuk janë hapur nuk rrezikohet aspak mandate i deputetit të Partisë Demokratike, Fidel Kreka.


Tashmë pjesa e mbetur e zarfeve është thjesht sa për statistikë.  

 

Ja si paraqitet gjendja e partive në 15695 zarfa të numëruara:

1.     PD-ASHM                 3193 vota                 20.57 %

2.     Bashkë                       284 vota                  1.83 %

3.     Lëvizja Atdheu             16 vota                   0.10 %

4.     KEA                             52 vota                   0.34 %

5.     PS                          10097 vota                  65.05 %      

6.     NISMA-SHB             1236 vota                  7.96 %

7.     AKSH                           93 vota                   0.60 %

8.     ADR                               5 vota                   0.03 %

9.     DZH                            24 vota                   0.15 %

10.MUNDËSIA                  357 vota                  2.30 %

11.PSD                               165 vota                 1.06 % 


“KORÇA BOOM”



bottom of page