top of page

E FUNDIT/ (EMRI) Zbulohet identiteti i personit që u gjend i vdekur në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 29, 2025
  • 1 min read

Në lagjen nr. 4 të Korçës, rreth orës 11:30, është gjetur pa shenja jete shtetasi Petrika Seferi, 60 vjeç. Ai jetonte vetëm dhe trupi u gjet i dekompozuar në banesën e tij.


Policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ata po punojnë për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes.


Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit. Autoritetet do të bëjnë të ditura detaje të tjera pas përfundimit të ekspertizës.


Njoftimi i policisë:


Korçë/ Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 4, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar), në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi P. S., 60 vjeç.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes të jetës dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page