E FUNDIT/ Baste të paligjshme në lagjen 10 në Korçë, arrestohet 33-vjeçari. Arrestim edhe në Goskovë!
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, banues në Korçë, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe Th. T., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit të celularit të 33-vjeçarit, u gjetën faqe aktive për baste sportive dhe komunikime me shtetas që iu vinte baste sportive, ndërsa në celularët e dy shtetasve të tjerë u gjetën faqe për baste sportive. 3 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















