E FUNDIT/ Ndryshime në drejtimin e policisë, kreu i DVP Durrës pritet të kalojë në Korçë
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në qytetin e Korçës.
Mësohet se tashmë është bërë propozimi zyrtar për transferimin e Balës, ndërsa pritet firmosja e urdhrit përkatës nga autoritetet kompetente.
Vilson Bala aktualisht mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët, ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Operacionales.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi emrin e pasardhësit të tij në Durrës, ndërsa pritet që në ditët në vijim Policia e Shtetit të konfirmojë zyrtarisht transferimin dhe emërimet e reja./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















