E FUNDIT/ Sherr me grushte në lagjen 10-të në Korçë, 65-vjeçari përfundon në spital. Në Maliq 42-vjeçari dhunon bashkëjetuesen!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-J. L., 20 vjeç dhe H. L., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin R. M., 65 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mjekimit në spital ështe larguar për në banesë;
-M. M., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















