top of page

E goditi disa herë me thikë në kraharor/ Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2025
  • 1 min read

Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, përpara syve të fëmijëve në apartamentin e tyre në Volos të Greqisë, duket se pohon çdo dëshmi të dhënë kundër 40-vjeçarit.


Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e viktimës së 36-vjeçares, ajo është vrarë me thikë. Ka qenë sulmi me thikë në kraharorin e 36-vjeçares, ai që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë.


Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima.


Këto, “provojnë” në një formë apo në një tjetër, dhunën e përdorur nga 40-vjeçari në vatrën familjare. Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhunës psikologjike, fizike, por dhe seksuale.


Motra e 36-vjeçares, është shprehur se viktima ishte njohur me 40-vjeçarin në moshë të re, e se ai e ka përdhunuar për ta lënë shtatzënë, me synim që të mos divorcoheshin.


Përgjatë martesës, 36-vjeçarja ka përjetuar dhunë, madje është kërcënuar nga Pandeli Nakoleci me jetën e fëmijëve nëse ajo konsideronte ndarjen. Motra e viktimës, tregon gjithashtu se 36-vjeçarja ka abortuar disa herë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page