top of page

E RËNDË/ 28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në spital!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 2
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë 28-vjeçare ka ndërruar jetë.


Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja ka ndërrua jetë për shkak të alergjisë ndaj një antibiotiku. Ajo ishte nënë e një fëmije dhe ishte paraqitur në spital me dhimbje barku, teksa ndodhej në muajin e parë të shtatzënisë. Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ajo të shtrohej për trajtim të mëtejshëm dhe më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, pacientja u transferua menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.


Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa administrata e spitalit ka urdhëruar nisjen e një hetimi të brendshëm administrativ për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë që mund të kenë çuar në humbjen e 28-vjeçares. / NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page