top of page

E RËNDË/ U aksidentua 8 ditë më parë, ndërron jetë i riu, familjarët kallëzojnë Spitalin e Traumës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë njëri nga tre të rinjtë e përfshirë në aksidentin e ndodhur më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras, pranë fshatit Gjorm në Kurbin.


Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, Albert Togu, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dy pasagjerët që udhëtonin me të, Albion Mamli dhe Romario Alija, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.


Pas ndarjes nga jeta të 23-vjeçarit, familjarët kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e tij.


Babai i viktimës, Kujtim Togu, ka deklaruar për mediat se djali i tij ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës mjekësore dhe se ende nuk është kryer autopsia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page