top of page

E rëndë në Korçë/ I moshuari gjendet i pajetë në mes të rrugës

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Trupi i pajetë i një burri të moshuar është gjetur në mes të rrugës nga kalimtarë të rastësishëm.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, ndërsa i moshuari dyshohet se ka qenë duke ecur në momentin kur ka humbur jetën.


Viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë që nga të dhënat e para nuk konstatohet prania e shenjave të dhunës apo dëmtimeve në trup.


Dyshimet paraprake janë për një vdekje natyrale.

"KORCA BOOM"


bottom of page