E RËNDË në lagjen 18-të në Korçë/ Bie nga çatia 55-vjeçari, niset me urgjencë në spital
- Korca Boom
- Jul 25, 2025
- 1 min read
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S.
Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. S. u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“KORÇA BOOM”



















