top of page

E RËNDË në Pogradec/ 10-vjeçarja kafshohet nga qeni dhe tërhiqet zvarrë për disa metra

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.


Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në vend kanë qenë dy vajza të mitura. Kjo e fundit është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme.


Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page