top of page

E RËNDË/ U përplas në vijat e bardha në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë e moshuara, Manushaqe Gjoka

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22, 2025
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm.


Burime konfirmojnë se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.


Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.


Aksidenti ka ndodhur pranë hotelit ku ajo qëndronte dhe viktima është përplasur nga mjeti teksa kalonte në vijat e bardha në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë zonës së njohur si "Pojskë".

“KORÇA BOOM”


bottom of page