top of page

E shtuna ideale! Moti i kthjellët në të gjithë vendin, njihuni me kushtet atmosferike

  • 4 days ago
  • 1 min read

Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.


Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare që do të shfaqen kryesisht në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.


Era do të fryjë nga juglindja drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.


Në zonat bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe në luginat, era do të jetë më e ndjeshme, duke arritur deri në 10 m/s.


Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të qeta për lundrim.


Në përgjithësi, dita parashikohet e përshtatshme për aktivitete në natyrë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page