Efektivi 30-vjeçar i Rrugores i jep fund jetës së tij, i riu lë pas gruan dhe vajzën 8 vjeçe, familja i jep lamtumirën e fundit nesër (EMRI-DETAJE)
- 3 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele pasi një efektiv i Rrugores në Tiranë ka kryer vetëvrasje, në zonën e Freskut.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme të siguruar nga newsbomb.al bëhet fjalë për efektivin Indrit Sinani i cili raportohet se ka ndërmarrë aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës së tij në lule të rinisë.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Indriti me origjinë nga Tropoja, ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij të mitur rreth 8 vjeç.
Po ashtu, bëhet me dije se për 8 vite Indriti ka kontribuuar në Policinë Rrugore të Tiranës.
Sakaq, bëhet me dije se ceremonia mortore e të riut do të zhvillohet ditën e hënë në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.
I shprehim ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të Indritit për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës./ Newsbomb.al
“KORÇA BOOM”
















