top of page

Efektivë të maskuar dhe të armatosur, pamje nga operacioni i RENEA! Çfarë dihet deri më tani (Detaje)

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një operacion po zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës ndërsa forcat RENEA kanë rrethuar zonën e Ujit të Ftohtë. Siç shihet edhe nga pamjet, policë të shumtë janë pozicionuar në zona të ndryshme të Ujit të Ftohtë.


Ky operacion vjen pasi SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtaj. RENEA mësohet se gjatë këtij operacioni është në kërkim të Ervis Matodoshaj.


Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminal janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë këtë të shtunë për kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë ndërsa efektivët janë të maskuar dhe të armatosur.


Lidhur me operacionin janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara.


Operacioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni. Aksionit i është bashkuar edhe policia e Vlorës dhe Byroja Kombëtare e Hetimit./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page