top of page

Egnatia bie në shtëpi, Flamurtari merr 3 pikë të arta

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Egnatia është mposhtur në shtëpi nga Flamurtari me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”.


Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë u vendos nga një autogol i Jaime në minutën e 11-të, si dhe nga goli i Ememe në minutën e 53-të, që i siguruan fitoren skuadrës vlonjate.


Situata u vështirësua më tej për Egnatian, pasi në fund të pjesës së parë Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë për pjesën e dytë.


Me këtë rezultat, Egnatia mbetet në vendin e tretë me 54 pikë dhe është e pozicionuar në zonën e “Final Four”. Ndërkohë, Flamurtari ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe mban gjallë shpresat për mbijetesë.


Ndeshja u drejtua nga gjyqtari Laver Alla dhe u luajt në stadiumin “Arena Egnatia”. Në fund të sfidës, rezultati mbeti 0-2 në favor të Flamurtarit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page