top of page

EKSKLUZIVE/ Rikthehet SKËNDERBEU i madh. Ilir Daja drejt Korçës!

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Lajmin më të bujshëm të momentit mëson në këto momente portali ynë “Korça Boom”, teksa përveç emrave të shumtë që po qarkullojnë gjatë kësaj periudhe për pankinën e Skënderbeut është shtuar kandidatura kryesore dhe ajo është e Ilir Dajës.


Burime pranë klubit bëjnë me dije se në krye të pankinës së Skënderbeut për sezonin e ri me 99% të mundësive do të ulet Ilir Daja, ai që e njeh më mirë se askush tjetër Skënderbeun.


Edhe pse Dinamo City dhe më konkretisht drejtuesit e klubit kanë njoftuar qysh në fillim kur e morën Dajën se kontratën e ka të përjetshme me atë klub, në fundin e sezonit marrëdhëniet janë krisur dhe pas përfundimit të FINAL FPUR ku luan Dinamo, Ilir Daja do të ndryshojë pankinë dhe do të rikthehet edhe njëherë në Korçë.


Pra, deri pas ndeshjes së fundit të superligës nuk do të ketë asgjë zyrtare, ndërkohë që zyrtarizimi pritet të vijë menjëherë pas ndeshjes së fundit ku palët do të ulen edhe në tavolinë.


Ky është një lajm më shumë se i bujshëm për Skënderbeun që tregon se drejtuesit po bëhen gati të rikthejnë Skënderbeun e madh në sezonin e ri dhe objektivi i vetëm do të jetë titulli kampion.


Tashmë na mbetet të presim zhvillimet në javët në vazhdim, por dalja në skenë për pankinë e emrit të Ilir Dajës, ka ngritur peshë të gjithë tifozët bardhekuq.

“KORÇA BOOM”


bottom of page