top of page

LAJMI FUNDIT: Shpërthime të fuqishme, sulmohet një tjetër shtet në zemër të Lindjes së Mesme

  • Mar 5
  • 1 min read

Shpërthime të forta janë dëgjuar në kryeqytetin e Katarit, Doha, sipas raportimeve të një gazetari të agjencisë AFP që ndodhet në vendngjarje.


Ngjarja ndodhi pak kohë pasi autoritetet kishin nisur evakuimin e banorëve që jetojnë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Doha, si një masë paraprake sigurie.


Sipas burimeve zyrtare, evakuimi u krye për arsye parandaluese, mes frikës për sulme të mundshme në rajon, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm.


Deri në këto momente nuk ka konfirmime zyrtare për dëme apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet dhe forcat e sigurisë po monitorojnë situatën.


Shpërthimet në Doha vijnë në një moment kur konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit po rrit tensionet në gjithë rajonin e Gjirit Persik, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e mëtejshme të përplasjes ushtarake.

"KORCA BOOM"


bottom of page