top of page

Ekzekutohet presidenti i ekipit qipriot të futbollit, u qëllua në sy të të birit pranë shtëpisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 17
  • 1 min read

Biznesmeni i njohur qipriot dhe presidenti i ekipit të futbollit “Karmiotissa”, Stavros Demosthenous, është vrarë në një atentat mafioz në qytetin e Limasolit.


Sipas informacioneve paraprake nga policia, autorët e kanë ndjekur Demosthenous dhe kanë hapur zjarr ndaj tij në lëvizje. Sulmuesit, që dyshohet se ishin profesionistë dhe të informuar për lëvizjet e viktimës, u siguruan që ai të ishte i vdekur përpara se të largoheshin nga vendngjarja.


Pak minuta pas krimit, në një zonë tjetër të Limasolit u gjet një makinë e djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar.


Hetimet kanë nisur menjëherë, me pistën kryesore që shqyrton një lidhje të mundshme të vrasjes me aktivitetet e dyshimta të basteve sportive.


Klubi i Karmiotissa, i drejtuar nga Demosthenous, ka qenë më parë objekt hetimesh nga UEFA për dyshime të përsëritura për trukime ndeshjesh.


Sipas informacioneve nga policia qipriote, autorët e krimit ishin dy, ata po udhëtonin me një furgon të vjedhur dhe sapo 49-vjeçari doli nga dera e shtëpisë, ata e qëlluan.


Djali i tij e futi në makinë dhe u përpoq ta çonte në spital. Megjithatë, gjatë rrugës, Demosthenousi vdiq dhe makina u përplas me makina të tjera në autostradë, prandaj fillimisht informacioni thoshte se ai u vra në makinën e tij me të birin pranë tij./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page