Eliminimi i Italisë/ Heroi 14-vjeçar që çoi Bosnjen në Botëror, i vodhi fletën sekrete të penalltive Donnarumma-s
- Apr 7
- 1 min read
Kualifikimi historik i Bosnjë-Hercegovinës në Botëror ndaj Italisë ka nxjerrë në dritë një episod përcaktues gjatë goditjes së penalltive.
Protagonisti është Afan Cizmic, një 14-vjeçar pjesë e moshave të klubit NK Celik, i cili ishte mbledhës topash në ndeshjen e “play-off”-it. I riu ka rrëfyer për mediat lokale se i ka vjedhur portierit italian, Gianluigi Donnarumma, letrën me udhëzimet mbi gjuajtësit boshnjakë, të cilën ky i fundit e mbante pranë peshqirit të tij.
Sipas dëshmisë së Cizmic, ai e mori shënimin dhe e fshehu menjëherë, duke e detyruar portierin italian të vepronte pa orientimet teknike gjatë serisë së penalltive.
Ky veprim shkaktoi irritim te Donnarumma, i cili e kërkoi letrën pa sukses përpara se të niste procesi i gjuajtjeve.
Letra në fjalë tashmë është shndërruar në një simbol për tifozët vendas dhe do të nxirret në ankand për bamirësi, ndërsa në rrjetet sociale po kërkohet që 14-vjeçari të jetë pjesë e delegacionit boshnjak në Botërorin e SHBA-së si maskotë e ekipit./ FaxWeb
“KORÇA BOOM”

















