top of page

EMRA të vjetër e të rinj! Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 20, 2025
  • 5 min read

Më 11 maj, shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kandidatëe tyre të preferuar. Ndërsa për herë të parë, në këto zgjedhje parlamentare votoi edhe diaspora.

Ishte Partia Socialiste që fitoi zgjedhjet me 52.14% të votave, ose 83 mandate. Ndërsa partia më e madhe opozitare, PD siguroi 37.27% të votave, ose 50 mandate.


PSD siguroi 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, Partia Mundësia 2 mandate në Tiranë, Lëvizja Bashkë 1 mandat në Tiranë dhe Shqipëria Bëhet siguroi 1 mandat gjithashtu në Tiranë.

Nëntë ditë pas zgjedhjeve, tashmë është e qartë se kush do të jenë 140 deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvend në shtator.

PS e cila mori 83 mandate, çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.

Ndërkohë, PD me aleatët, e cila mori 50 mandate, çon në Kuvend 43 deputetë nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur.


QARKU TIRANË

PS mori 19 mandate në qarkun e Tiranës, PD-ASHM 13 mandate, nga një mandat PSD e Tom Doshit, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bëhet e Arlind Qorit. Ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt mori 2 mandate në kryeqytet.

Deputetët e PS në qarkun e Tiranës

12 në listë të mbyllur

Edi Rama (lista e mbyllur)

Ogerta Manastirliu (lista e mbyllur)

Elisa Spiropali (lista e mbyllur)

Lindita Nikolla (lista e mbyllur)

Taulant Balla (lista e mbyllur)

Adea Pirdeni (lista e mbyllur)

Albana Koçiu (lista e mbyllur)

Igli Hasani (lista e mbyllur)

Delina Ibrahimaj (lista e mbyllur)

Ilva Gjuzi (lista e mbyllur)

Iris Luarasi (lista e mbyllur)

Erion Malaj (lista e mbyllur)

Blendi Gonxhja 24802 vota

Erion Braçe 23864 vota

Ervin Hoxha 20151 vota

Fatmir Xhafaj 13673 vota

Ornaldo Rakipi 10424 vota

Anila Denaj 9257 vota

Olta Xhaçka  6288 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Tiranës

Sali Berisha (lista e mbyllur)

Flamur Noka (lista e mbyllur)

Albana Vokshi (lista e mbyllur)

Belind Këlliçi (lista e mbyllur)

Tedi Blushi (lista e mbyllur)

Jozefina Topalli (lista e mbyllur)

Fatmir Mediu (lista e mbyllur)

Edi Paloka (lista e mbyllur)

Erisa Xhixho (lista e mbyllur)

Mesila Doda (lista e mbyllur)

Klevis Balliu (lista e mbyllur)

Besart Xhaferi (lista e mbyllur)

Jorida Tabaku 20565 vota


Deputetët e partive të tjera

Agron Shehaj -Partia Mundësia (listë e mbyllur)

Erald Kapri – Partia Mundësia (listë e mbyllur)

Albana Pëllumbi-PSD (listë e mbyllur)

Redi Muçi -Lëvizja Bashkë (listë e mbyllur)


QARKU BERAT

Në Qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 2 mandate. Kështu, PS nxjerr 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur, ndërsa koalicioni i Berishës vetëm 2 deputetët e listës së mbyllur.


Deputetët e PS në qarkun e Beratit

Ervin Demo  (lista e mbyllur)

Enriketa Jaho (lista e mbyllur)

Hysen Buzali 9909 vota

Fadil Nasufi 8331 vota

Hatixhe Konomi 4467  vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit

Enno Bozdo (lista e mbyllur)

Zija Ismaili (lista e mbyllur)


QARKU DIBËR

Nga Qarku i Dibrës, PS nxjerr dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur. PD-ASHM në këtë qark merr vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur.


Deputetët e PS në qarkun e Dibrës

Blendi Klosi (lista e mbyllur)

Alma Selami  (lista e mbyllur)

Agron Malaj 14744 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës

Xhelal Mziu (lista e mbyllur)

Denisa Vata (lista e mbyllur)


QARKU I DURRËSIT

Qarku u Durrësit u nda 8 mandate për PS dhe 6 për PD-ASHM.


Deputetët e PS në qarkun e Durrësit

Klodiana Spahiu (lista e mbyllur)

Milva Ekonomi  (lista e mbyllur)

Loer Kume (lista e mbyllur)

Skënder Pashaj (lista e mbyllur)

Aurora Mara  (lista e mbyllur)

Arkend Balla  20650 vota

Ani Dyrmishi  13716 vota

Etleva Budini 4910 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Durrësit

Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)

Artan Luku (lista e mbyllur)

Manjola Luku (lista e mbyllur)

Gent Strazimiri (lista e mbyllur)

Igli Cara  (lista e mbyllur)

Arjan Ndoja 9150 vota


QARKU I ELBASANIT

PS mori 10 mandate në qarkun e Elbasanit dhe nxjerr 5 deputetë nga lista e hapur dhe 5 nga lista e mbyllur. Ndërkohë, për PD-ASHM ngelin 4 deputetë në këtë qark dhe Berishës i digjet një kandidat nga lista e mbyllur Aurel Bylykbashi.


Deputetët e PS në qarkun e Elbasanit

Arbian Mazniku  (lista e mbyllur)

Bora Muzhaqi  (lista e mbyllur)

Ermal Elezi (lista e mbyllur)

Adi Qose (lista e mbyllur)

Evis Kushi (lista e mbyllur)

Sara Mila 20215 vota

Saimir Hasalla  11256 vota

Aulona Bylykbashi 10516 vota

Olsi Komici  10493 vota

Agron Gaxho 6606 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Elbasanit

Tomor Alizoti (lista e mbyllur)

Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)

Klodiana Çapja (lista e mbyllur)

Blendi Himçi (lista e mbyllur)


QARKU I FIERIT

Në qarkun e Fierit, PS mori fitore të thellë me 12 mandate, ndërkohë që PDH-ASHM mori vetëm 4 mandate dhe i digjet një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Eduart Sharka.


Deputetët e PS në qarkun e Fierit

Belinda Balluku (lista e mbyllur)

Petrit Malaj  (lista e mbyllur)

Kidiuina Zaka  (lista e mbyllur)

Erjo Mile (lista e mbyllur)

Ana Nako (lista e mbyllur)

Ceno Klosi  19290 vota

Klevis Jahaj 15680 vota

Asfloral Haxhiu 13401 vota

Antoneta Dhima 8731 vota

Elton Korreshi 7243 vota

Ramion Kurti 4793  vota

Zegjine Caushi  4674 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Fierit

Gazment Bardhi (lista e mbyllur)

Luan Baçi  (lista e mbyllur)

Brunilda Haxhiu  (lista e mbyllur)

Saimir Korreshi   (lista e mbyllur)


QARKU I GJIROKASTRËS

Gjirokastra u nda 3 me 1 për Partinë Socialiste. PD-ASHM merr vetëm deputetin e listës së mbyllur, Tritan Shehu.


Deputetët e PS në qarkun e Gjirokastrës

Mirela Kumbaro   (lista e mbyllur)

Tërmet Peçi 11349 vota

Piro Dhima 8464 vota


Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Gjirokastrës

Tritan Shehu (lista e mbyllur)


QARKU I KORÇËS

Në Qarkun e Korçës PS mori 6 mandate, ndërsa PD-ASHM 4 mandate.


Deputetët e PS në qarkun e Korçës

Niko Peleshi   (lista e mbyllur)

Romina Kuko   (lista e mbyllur)

Genti Lakollari   (lista e mbyllur)

Ilirjan Pendavinji  12607 vota

Bledi Çomo  11232 vota

Besa Spaho 7957 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Korçës

Ivi Kaso (lista e mbyllur)

Ledina Alolli (lista e mbyllur)

Bledjon Nallbati (lista e mbyllur)

Fidel Kreka 7009 vota


QARKU I KUKËSIT

Në qarkun e Kukësit PD-ASHM mori 2 mandate dhe PS vetëm 1 mandat.


Deputeti i PS në qarkun e Kukësit

Eduart Shalsi (lista e mbyllur)


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Kukësit

Flamur Hoxhaj (lista e mbyllur)

Isuf Çelaj 8004 vota


QARKU I LEZHËS

Në qarkun e Lezhës PS mori 3 mandate, ndërsa PD-ASHM mori 4 mandate.


Deputetët e PS në qarkun e Lezhës

Ulsi Manja  (lista e mbyllur)

Ermal Pacaj  (lista e mbyllur)

Admir Kadeli  7586 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhës

Agron Gjekmarkaj  (lista e mbyllur)

Elda Hoti  (lista e mbyllur)

Gjin Gjoni 10285 vota

Kastriot Piroli 6412 vota


QARKU I SHKODRËS

Rezultati në Shkodër u nda 5 mandate për PD-ASHM dhe 4 mandate për PS, e cila nxjerr deputetë vetëm nga lista e sigurt.


Deputetët e PS në qarkun e Shkodrës

Marjana Koçeku (lista e mbyllur)

Onid Bejleri (lista e mbyllur)

Xhenis Cela  (lista e mbyllur)

Bujar Rexha (lista e mbyllur)


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Shkodrës

Luçiano Boçi (lista e mbyllur)

Kliti Hoti (lista e mbyllur)

Greta Bardeli (lista e mbyllur)

Ramadan Likaj (lista e mbyllur)

Bardh Spahia 11119 vota


Deputetët e PSD në qarkun e Shkodrës

Tom Doshi

Sabina Jorgo


QARKU I VLORËS

Rezultati në Vlorë u nda 9 me 3 për Partinë Socialiste. Në këtë qark, Berisha humb edhe një deputet nga lista e sigurt, Atird Hoxha.


Deputetët e PS në qarkun e Vlorës

Bledar Çuçi (lista e mbyllur)

Zamira Sinaj (lista e mbyllur)

Erjona Ismaili (lista e mbyllur)

Pirro Vengu (lista e mbyllur)

Damian Gjiknuri 12408 vota

Vullnet Sinaj 10941 vota

Ardit Bido 9212 vota

Vasil Llajo 6203 vota

Brunilda Mersini 5538 vota


Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Vlorës

Bujar Leskaj  (lista e mbyllur)

Vangjel Dule (lista e mbyllur)

Ina Zhupa (lista e mbyllur)


“KORÇA BOOM”



bottom of page