top of page

“Erdhi filmi!”/ Një thirrje që ngjall kujtime

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 26
  • 1 min read

Para viteve ’90, ardhja e filmit në një fshat ishte një ngjarje e madhe. Në një kohë kur mundësitë për argëtim ishin të kufizuara dhe televizioni ishte luks, shfaqja e një filmi përbënte një festë për komunitetin, veçanërisht në zonat e thella malore dhe larg qyteteve.


Filmat shpesh shfaqeshin në ambiente të hapura, në sheshe, oborre shkollash apo kopshte, dhe momenti i mbërritjes së makinës së kinema-lëvizshme shoqërohej nga britma gëzimi të fëmijëve: “Erdhi filmi!”


Kjo ishte makina më e dashur, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. Përtej funksionit propagandistik që përdorte sistemi i kohës, kinemaja lëvizëse sillte diçka të veçantë: një dritare drejt një bote tjetër.


Kureshtja për të mësuar se cili film do të shfaqej ishte e madhe dhe për shumë vetë, kjo përvojë mbetet ndër kujtimet më të çmuara të fëmijërisë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page