“Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë”/ Klodiana Lala: Ka shumë informacione që mund të shkatërrojë qeverinë
- Korca Boom
- Oct 3, 2025
- 1 min read
Gazetarja Klodiana Lala tha sot se në dijeninë e saj, ish-kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka shumë informacione për shkak të viteve të tij në politikë.
Në një studio televizive, Lala tha se informacionet e Veliajt mund të shkatërrojnë qeverinë.
Sipas gazetares, tanimë Veliaj ndodhet në kushte të tjera dhe për këtë arsye nuk ka për të folur kurrë.
“Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë. Sepse Veliaj ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ai mund të shkatërrojë qeverinë, sepse ka shumë informacion për shkak të pushtetit të gjatë dhe se ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.
Por Veliaj nuk është në kushtet që mund të flasë. Ai duhet të kishte folur përballë prokurorëve të SPAK. Të cilët i konsideronte kolegë kur ishte jashtë, kur mund të bënte një marrëveshje ndoshta të merrte statusin si i penduhar. Por tashmë është në pozita të tjera”,-tha Lala./CNA
“KORÇA BOOM”



















